UKZ ka filluar përgatitjet për Konferencën e dytë vjetore AC UKZ 2023

14 Prill, 2023

Këshilli Shkencor i Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në udhëheqjen e Prorektorit për mësim, kërkime shkencore dhe ështje të studentëve prof.dr. Xhevdet Thaqi, ka mbajtur takim rreth përgatitjeve për organizimin e Konferencës së dytë Vjetore të UKZ-së.

Këshilli Shkencor konstatoi se janë bërë të gjtiha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e Konferencës Shkencore ndërkomëbëtare AC UKZ 2023, e cila do të mbahet më datën 01 dhe 02 Qershor 2023, në ambientet e Kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Në këtë takim të Këshillit Shkencor u përcaktua Agjenda e Konferencës, e cila do të zhvillohet gjat dy ditëve ku do të organizohen 6 Sesione shkencore.

Sesioni Plenar i Konferencës, në të cilën do të prezentohet puna shkencore e 7 personaliteteve të njohura ndërkomëbatre nga universitete të njohura ndërkomëbëtare.

Konferenca do të zhvillojë edhe 5 sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të UKZ, të titulluara DiGiDay Cinference, MathDay Conference, EduDay Conference, Economics Conference dhe Justice Conference.

Edhe këtë vit, në kuadër të Konferencës AC UKZ 2023, do të ndahet cmimi i Konferencës “Marin Barleti”, i cili u jepet personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.

Këshilli Skencor i UKZ, po ashtu ka bërë koordinimin e bashkëpunimit me donatorët e Konferencës, afatin e pranimit të punimeve të pjesëmarrësve, si dhe aspektet tjera të lidhura me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje shekncore të UKZ.

Edhe këtë vit, pjesëmarrja në konferencë do të jetë pa pagesë, falë donatorëve të Konferencës.

Për më tepër, shihni në:Konferenca UKZAC Agjenda