Thirrje për aplikim në shkollën verore në Universitetin “Aristotel” në Greqi

30 Qershor, 2017

Universiteti “Aristotel” në Greqi organizon Konferencë Rinore – Shkollë Verore për studentët dhe profesorët e Rrjetit të Universitetit të Detit të Zi (BSUN) dhe Shoqatës së Universitetit të Ballkanit (BUA).

Universiteti “Kadri Zeka” do të bëjë mbulimin për katër student  (një nga secili fakultet) që ka note më të lartë të studimeve dhe që e njeh gjuhën angleze.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për studentët tjerë që të marrin pjesë në këtë shkollë verore, pasi që Universiteti ynë është pjesë e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA).

Ky organizim do të mbahet  nga data 28 gusht deri më 3 shtator 2017, në Kampin Veror të Universitetin “Aristotel” të Greqisë.

Për më shumë informata shikoni në linkun e mëposhtëm

https://www.auth.gr/en/news/articles/24195