Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin ”Kadri Zeka” Gjilan ka filluar punën më datë 01.10.2014.

Ky fakultet ofron njohuri themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e shkencës kompjuterike si dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së.

Duke ditur se inxhinierët në kohët moderne duhet të jenë në gjendje për të zgjidhur çështjet gjithnjë e më shumë komplekse, për të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri, për të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike, apo për të përmirësuar teknologjitë e informacionit, ajo që do të ofrohet në këtë program bachelor, do të mbulojnë teknikat të cilat do rrisin produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të teknologjisë së informacioneve.

Njoftimet e fundit

Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese

Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan ka mbajtur sot provimet pranuese për afatin e parë,  për vitin akademik 2017-2018, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi,  Fakultetin  Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik, respektivisht  programet Banka, Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing dhe programin Menaxhment të studimeve themelore – bachelor dhe për programin master E-Qeverisja […]

Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Që nga ora 9:00 në fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj. Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menaxhment dhe programit Marketing studime Bachelor dhe për studime master […]

Studentja e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ përfaqësuese e Kosovës në Samitin e radhës në Korenë Jugore

Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin  ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, e cila do të përfaqësojë Republikën e  Kosovës  në  Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace […]

Interesim i madh i aplikantëve për tu regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Që nga hapja e SEMS-it rreth ores 10:00, interesimi i maturantëve që të jenë pjesë e Universitetit “Kadri Zeka” ka qenë mjaft i madh, vetëm në orën e parë kanë aplikuar […]

Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të martën, më 11.07.2017, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja […]