Studentët E UKZ-së pjesë e Universiteteve Prestigjioze në Evropë

3 Gusht, 2017

Studentë të Universitetit “Kadri Zeka” po arrijnë të bëhen pjesë e universiteteve më prestigjioze në Evropë falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UKZ ka krijuar në kuadër të programeve të ndryshme. Në këtë vit akademik, disa prej tyre janë kthyer, por ka edhe të tillë që ende vazhdojnë studimet për një semestër në ato universitete.

Bionda Rexhepi studente e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”, tani është kthyer  nga Universiteti i Splitit në Kroaci, ku ka ndjekur studimet Bachelor plotë një vit akademik.

Ajo është shumë e lumtur që ka përjetuar një përvojë të re në studimet e saja. Për Bionden, kjo eksperiencë është një ndërë eksperiencat më të mira që ka përjetuar deri më tani. Ajo thotë që çdo ditë atje ka qenë një sfidë e re dhe një mësim i ri. “Duke pasur parasysh që kam qenë në një qytet si Spliti  dhe pata mundësi të studioj në një universitet evropian me bënë të ndihem e privilegjuar. Kjo eksperiencë më ka ofruar çdo ditë njohuri të reja. Përpos tjerash, takimi me studentë të nacionaliteteve të ndryshme më ka ndihmuar shumë edhe në ndërtimin e personalitet. Me plot bindje them se jam mësuar të mendoj në mënyrë kritike për çfarëdo aspekti ekonomik. Ndjej se kam fituar gjëra pozitive gjatë kësaj eksperience, të cilat me dëshirë do t’i ndaja me vendin tim në një të ardhme shumë të afërt.”

Edhe Naxhije Rexhepi studente e Fakultetit Ekonomik, e cila kishte fatin të marrin bursë në Universitetin e Ljubljanë të Sllovenisë në kuadër të programit Erasmus+,   është shumë e lumtur që kishte rastin të ndjek një vit studimet në këtë universitet. “Jam me fat që kisha rastin të preki ëndrrën dhe të shoh se si studiohet në një vend tjetër, të marrim njohuri të reja por mbi të gjitha të krijojmë kontakte me njerëz dhe kultura të ndryshme. Të gjithë studentët u janë shumë falënderues Universiteti “Kadri Zeka” që po u krijon mundësi të ndjekin studimet edhe jashtë vendit. UKZ ka krijuar marrëveshje bashkëpunimi me programe dhe universitete të ndryshme të Evropës e botës.