Studentët e UKZ-së pjesë  e Universiteteve Evropiane

Studentët e UKZ-së pjesë e Universiteteve Evropiane

Erleta Halimi, Erjona Huruglica dhe Kastriot Kadriu, studentë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, janë fitues të  bursës 10 mujore,  pjesë e mobilitetit të Projektit GreenTechWB,  për studime në universitetet partnere të projektin Erasmus Mundus.

Universiteti ynë ka marrëveshje më programin e Erasmus+ Mobility të Komisionit Europian, që ka për  qëllim krijimin e mundësisë së  shkëmbimi të studentëve për studimet themelore dhe post-diplomike dhe mobiliteti t të stafit akademik për mësimdhënie.

Erleta Halimi studente e Fakultetit Ekonomik , ka fitua për  të  studiuar në Universitetin Ekonomik  në Katovicë të Polonisë.

erleta

Kastriot Kadriu student i Shkencave Kompjuterike, do të studioj për  10 muaj në Universitetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë (në fushën e Informatikës) në Sofia të Bullgarisë.

Kastriot

 

Erjona Huruglica studente e Fakultetit Ekonomik ka fituar bursën për të studiuar po ashtu 10 muaj në universitetin e Lubjanës të Sllovenisë.

Erjona

Studentët bursistë thonë  është kënaqësi që iu është dhënë rasti të jenë  ndër studentët tjerë nga Universiteti “Kadri Zeka” për  të ndjekur studimet në universitetet Evropiane.

Ata kanë falënderuar drejtuesit e Universitetit tonë, të cilët kanë mundësuar që ata tashmë do të mundë  të  realizojnë ëndrrën studentore.

Studentët thonë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të pasuruar studimet e tyre me përvojën e institucioneve arsimore perëndimore; njohjen e një kulture të re; ndërlidhjen me mësimdhënësit dhe studentët, si edhe përmirësimin e kompetencave individuale, si p.sh gjuha e huaj, komunikimi, marrëdhëniet ndërpersonale etj., që është vlerë e shtuar krahas studimeve të realizuara në vendin tonë.

Në ndërkohë në kuadër të mobilitetit të stafit akademik, në Universitetin  “Kadri Zeka” do të qëndrojë prof. Elena Perez Carrillo nga Universiteti i Leonit (Spanjë).